Rita Ora do të sjellë koleksionin më të ri të veshjeve sportive.
“Space Shifter” titullohet koleksioni më i ri që këngëtarja ka dizajnuar për Adidas, transmeton Telegrafi.
Ky pritet të jetë bashkëpunimi më i suksesshëm i Ritës me kompaninë gjermane të veshjeve sportive, përmes të cilit dëshiron të bëj femrat të ndihen si astronaute.
Disa nga këto veshje të cilat do të vinë me 1 shtator, tashmë janë shfaqur pasi këngëtarja i ka veshur ato gjatë qëndrimit në Amerikë. /Telegrafi/