Nicole Scherzinger në vitin e ardhshëm do të mbushë 40 vjet, mirëpo vazhdon të duket jashtëzakonisht atraktive, me një fizik të tonifikuar dhe dukje rinore.
Mirëpo, Louis Walsh ka thënë se kolegia e tij në ‘X Factor’, po gënjen për moshën e saj.
Në mënyrë kundërthënëse, irlandezi 65 vjeçar gjatë një interviste fillimisht e ka lëvduar këngëtaren amerikane, ndërsa më pas ka nisur me kritika.
“Është gjë e mirë që ajo akoma mund të bëjë gjëra të tilla (të dalë natën) në moshën e saj. Askush nuk e di se çfarë moshe ka, mirëpo ajo është më e vjetër sesa që thotë se është”.
“Këtë e dëshmon edhe fakti se sa mirë ne përshtatemi”, ka deklaruar Walsh për Heat Magazine. /Telegrafi/