Janari i vitit 2018 ka nisur me pushime për shumicën e artistëve shqiptarë.
Disa prej tyre kanë vendosur që të largohen për në vendet me klimë të ngrohtë, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive pas një viti të lodhshëm.
Shumicën prej tyre i shohim në rrjetet sociale përmes fotografive që publikojnë.
Ndërsa, këngëtarja Ronela Hajati ka bërë një postim të çuditshëm së fundmi, teksa vendosi të publikojë një fotografi nga pushimet verore të vitit të kaluar.
Ajo shfaqet përkrah mikut të saj Jurgen Balës të veshur me rroba banje, teksa kanë pozuar pranë një pishine.
“Diss të gjithë atyre që janë tani nëpër plazhe”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Imazhi në fjalë i sjell të buzëqeshur dyshen, të cilët ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/