Një hapësirë e mbushur me të diplomuarit e një shkolle të mesme ka shpërthyer në duartrokitje, pasi njëri prej studentëve kishte përdorur një citat, duke u thënë se ishte i presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një student tërhoqi vëmendjen e studentëve të tjerë në Belle County High School në Louisville, Ky., duke ju thënë: ‘Kjo është një pjesë e fjalimit tim ku unë ndajë disa thënie që i kam gjetur në Google’.
Ben Bowling, qarku i të cilit votoi 79.9 për qind për Trump vazhdoi: ‘Mos u kënaqni vetëm me përfshirje. Lufto për vendin tënd tryezë. Më mirë akoma, luftoni për një vend në krye të tryezës”, duke thënë se bëhet fjalë për një thënie të Donald J. Trump.
Dhe pas kësaj, ai mori disa brohoritje.
Gjithsesi, kjo nuk zgjati shumë, pasi që ai shtoi: “Bëra shaka, ishte Barack Obama”.
Kjo bëri që turma të binte në heshtje, dhe së paku një anëtar i audiencës reagoi me “yyyyy”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EN6WH5fT3Co