Telegrafi

Kolë Ororshi publikon këngën e re “Ama ama”, sjell një projekt të bukur veror

Këngëtari Kolë Oroshi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ama ama” titullohet kënga e tij më e re, e cila është një baladë ritmike.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Ef Production, gjersa orkestrimi është bërë nga OfProduction dhe Maringlen Boja.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube me një klip mjaft të veçantë dhe veror, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.

Xhirimet janë kryer në kryeqytet, ndërsa ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Oroshi është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, gjersa vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte.

Tani është pjesë e “G Music”, pjesë e të cilit janë edhe emrat tjerë të njohur si: Genta Ismajli, Gold AG, Skivi, Shkurte Gashi etj. /Telegrafi/