Tani është pika kthese për Maqedoninë, ka vlerësuar Walter Kolb, ish-sekretar shtetëror në Ministrinë gjermane për Mbrojtje dhe koordinator i ndihmës gjermane për Maqedoninë gjatë luftës në Kosovë, njofton Deutsche Welle, përcjell Telegrafi Maqedoni.
– Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i mëtejshëm. Situata është jashtëzakonisht kritike. Demonstrohet jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera të bukura të Maqedonisë. Është e pakuptueshme që presidenti Ivanov nuk ua dha mandatin Social Demokratëve. Unë e mirëpres këtë nismë dhe unë kam mirëkuptim të madh për iniciativat e Komisionerit Hahn i cili, megjithatë, dështoi, sepse tek konservatorët në Maqedoni nuk ka ndjenja të pamjaftueshme për demokracinë. Kështu që tani është e rëndësishme që punët i ka ndërmarrë udhëheqësia e huaj, zonja Mogherini edhe një herë e bëri të qartë se Maqedonia mund të pranohet në BE vetëm nëse demokracia zhvillohet. Tani është një moment historik në të cilin vendos zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë’, vlerëson Kolb. /Telegrafi/