Site icon Telegrafi

Kolasinac flet për herë të parë pas sulmit nga hajdutët e armatosur dhe rikthimin te Arsenali

Sead Kolasinac zbuloi luftën e tij “mendore” për t’u rikthyer ndërsa foli për herë të parë në lidhje me sulmin me thikë nga disa hajdutë ndaj tij dhe bashkëlojtarit Mesut Ozil.

Mbrojtësi i Bosnjës, Kolasinac ka thënë se ishte i entuziazmuar që kthehet pjesë e skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e parë të grupit  në Ligën e Evropës ndaj Eintracht Frankfurt.

Ai u bë hero në internet pas një video ku shihet duke u përballur me sulmuesit e armatosur muajin e kaluar, ndërsa tentohej t’i vidhej kerri i shokut të tij, Ozil.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery i dha Kolasinacit dhe mesfushorit gjerman Ozil kohë për t’u rikuperuar.

Lexo po ashtu Fansat e Arsenalit e duan Kolasinacin si kapiten të ekipit, pas heroizmit të tij në mbrojtjen e Ozilit nga hajdutët e armatosur

Ata të dy filluan për herë të parë këtë sezon në barazimin 2-2 të së dielës në Watford, ku londinezët kishin epërsi 2-0.

“Epo, sigurisht që jam i lumtur që u ktheva. Sigurisht që mendërisht kjo ishte e vështirë, duke munguar edhe trajnimi për dy ditë”, ka thënë fillimisht Kolasinac.

“Unë e bëra atë. Jam i lumtur që kthehem me ekipin dhe jam në gjendje të paraqitem me ta”.

“Për atë që ndodhi nuk dua të flas në detaje. Ka ndodhur dhe është diçka që i përket së kaluarës”.

“E njëjta gjë është edhe me Mesutin. Jemi përsëri me ekipin dhe përqendrohemi në punën dhe ekipin tonë. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Frankfurt”, përfundoi boshnjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version