Me koktej molotovi është sulmuar dyqani i rrobave “Dash”të Kim Kardashian.
Pas incidentit në vendngjarje ka dal policia amerikane, e cila ka nisur hetimet.
Mediat amerikane raportojnë se deri më tani është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar butikun “Dash”.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohet prona e Kim Kardashian. /Telegrafi/