Telegrafi

Koktej molotovi hidhet pran një sinagoge në Londër, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar pasi një koktej molotov u hodh pranë një sinagogë në Golders Green të Londrës.

Oficerët u thirrën në The Riding në orën 12.28 pas raportimeve të një burri që i vuri zjarrin një objekti.

“Policia dhe zjarrfikësit në vend. Duket se kishte përfshirë një koktej molotov pranë një sinagogë në The Riding. Askush nuk u dëmtua në incident dhe burri tani është arrestuar nën dyshimin e një numri veprash”, tha një zëdhënës i policisë për metro.co.uk.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan zjarrfikësit duke shuar një zjarr të vogël, ndërsa dy burra mund të dëgjoheshin duke spekuluar për hedhjen e një bombe benzine.

Një koktej Molotov, i njohur gjithashtu si një bombë benzine, është një armë e improvizuar, e cila bëhet duke mbushur një shishe me lëng të ndezshëm. /Telegrafi/