Valbona Mhilli dhe G Bani kanë pasur një përplasje të ashpër në Big Brother VIP Albania 4.
Ata kanë nisur diskutimet që një kohë, derisa kanë kaluar edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Ka qenë reperi që ia ka përmendur vazhdimisht faktin gazetares se është e papunë.
Ajo më pas ka vazhduar duke i thënë fjalë të ndryshme si: “Debil, budalla e maniak”.
“Ti je kokrra e debilit, mos e zgjat me mua, jo me mua. Ti je thjesht një hale. Je kokrra e hales, injorant. Debil. O budalla”, iu drejtua ajo.
G Bani mes tjerash tha: “E papunë, budalle”.
“Shko ngacmo femrat e shtëpisë, ato që janë të martuara të fejuara. Bëhu si maniak”, i tha tutje Valbona.
Duket sikur kanë një inat me njëri-tjetrin, edhe pse më parë G Bani shprehu një pëlqim për Valbonën. /Telegrafi/