Koki Surle ka vazhduar të jetë aktiv në ngjarje të ndryshme, kryesisht në këtë kohë në diasporë.
Artisti i talentuar gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, me instrumentin e famshëm popullor surle, iu jep kështu këngëve të famshme një kahje dhe zhanër krejt ndryshe.
Koki që është një artist i veçantë po vazhdon të jetë shumë aktiv në mbrëmje të ndryshme dhe së fundmi ai ka publikuar një video ku shihet duke performuar para mijëra personave në qytetin Amriswil në Zvicër para më shumë se dy mijë personave.
Krahas kësaj, ai ka sjell edhe disa këngë që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e publiku.
E fundit mbetet “Moj e mira” në bashkëpunim me Merita Latifin që ka grumbulluar mbi gjysmë milion klikime në YouTube.
Ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe më shumë prurje muzikore nga Koki, i cili është shumë i kërkuar në mbrëmje të ndryshme, por ai merr pjesë edhe në dasma. /Telegrafi/