Telegrafi

Me kokën e prerë të gruas së tij në duar, ecte rrugëve – arrestohet izraeliti (Video)

Një burrë nga qyteti izraelit i Tiberias u arrestua pasi ai ecte poshtë rrugës me kokën e prerë të gruas së tij në duart e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burri që thuhet se kishte çrregullime mendore, i cili pretendon të jetë Mesia, vrau më parë gruan e tij dhe e dogji trupin e saj.

Policia të mërkurën ka marrë një informatë se ai të mërkurën ishte parë duke ecur në rrugët e mbuluara me gjak dhe “duke mbajtur një kokë të njeriut në duart e tij”.

“Askush nuk e kuptoi pse po rridhte gjak, derisa i panë kokën e gruas në duart e tij”, ka thënë një dëshmitar okular.

Në video shihet momenti kur policia ka arrestuar 34-vjeçarin, të cilët thuhet se më pas kanë gjetur edhe trupin e pa kokë të gruas së tij. /Telegrafi/