Telegrafi

Kokëdhimbje për Real Madridin para ndeshjes me Chelsea

Foto: UEFA

Real Madridi ka konfirmuar se Raphael Varane do të mungojë në takimin e dyst ndaj CHelseat.

Takimi i parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve i luajtur në Madrid përfundoi 1-1, derisa të mërkurën e kësaj jave do të përcaktohet finalisti i dytë.

Në një komunikatë për media, Los Blancos kanë njoftuar se nuk mund të llogarisin në francezin për shkak të një lëndimi.

Lexo po ashtu Caktohet gjyqtari për takimin Chelsea - Real Madrid

“Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë Raphael Varane nga shërbimet mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit të djathtë.  Shërimi i tij do të monitorohet”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Ai pritet të mungojë deri në dhjetë ditë. /Telegrafi/