Mesfushori i Valencias, Mario Suarez, ka pohuar se ish-bashklojtari i tij te Atletico Madridi, Koke, është më i kompletuar se sa legjenda e Barcelonës, Xavi.
Suarez do të përballet me Koken të dielën në mesditë në Mestalla dhe ai tashmë e di se me çfarë lojtari do të ballafaqohet.
“Për mua, kur atë e krahasojnë me Xavin, duke mos harruar se janë epoka të ndryshme, Koke duket më i kompletuar. Ai mund të luajë në krah, në mes dhe si kreator”.
“Puna e tij në fushë, cilësia, ndjeshmëria në top dhe harkimet spektakolare nga ndërprerjet e bëjnë atë fantastik dhe është vetëm 24 vjeçar”.
“Ai ka gjithçka për t’u bërë prej më të mirëve në botë”, u shpreh Suarez. /Telegrafi/