Telegrafi

Koke: Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të shënuar

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, tha se ata besojnë te fitorja kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli është i vetëdijshëm se do të përballet me një nga ekipet më në formë, por sipas tij ata do të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’i ndëshkuar.

“Barca është kundërshtari më i vështirë i mundshëm pasi ata po luajnë në një nivel spektakolar”.

“Ne jemi Atletico dhe jemi në gjendje të përballemi me çdo gjë. Ne duhet vetëm të punojmë, të jemi të fokusuar dhe të përfitojmë nga mundësitë e pakta që do kemi”, ka thënë Koke gjatë konferencës për shtyp. /Telegrafi/