Telegrafi

Koke: Derbi i rrezikshëm, por e fitojmë

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, beson se ekipi i tij nuk mund të përballojë për të humbur në derbi, por duhet të barazoj të paktën edhe pse synimi është fitorja.

‘Los Rojiblancos’ kanë humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në ligë dhe do të përballet me skuadrën e pamposhtur të Zinedine Zidane të shtunën në mbrëmje.

“Është një derbi i rrezikshëm”, tha thënë fillimisht Koke për gazetën spanjolle Marca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Modric: I gatshëm për derbi

“Ne nuk mund të lejojmë që të ketë hendek më të madh. Kemi nevojë për të nxjerrë të paktën një barazim në mënyrë që ata mos të shkojnë më përpara”.

“Në kokën tonë, ne jemi duke menduar për të fituar ndeshjen, si gjithmonë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/