Site icon Telegrafi

Koke befason Barcelonën, kalon Atleticon në epërsi pas vetëm 18 sekondave në lojë

Atletico Madridi ka gjetur golin e parë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Pjesa e parë e ndeshjes së madhe gjysmëfinale që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite ka përfunduar pa gola.

Megjithatë, pjesa e dytë ka filluar furishëm dhe me një gol të shpejt të shënuar nga Los Colchoneros.

Është mesfushori spanjoll, Koke, i cili ka kaluar Atleticon në epërsi 1-0 pas asistimit të Angel Correa.

Ndryshe, Koke erdhi në lojë pikërisht në pjesën e dytë duke u inkuadruar në vend të Ander Herrera dhe shënoi pas vetëm 19 sekondave në fushë.

/Telegrafi/

https://twitter.com/Goal_Hut/status/1215364903193776134

Exit mobile version