Telegrafi

Kokainë, kartela telefoni, elektroshok, fishekë e pistoleta- policia gjen në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar në Ferizaj, (i cili jeton në shtetet perëndimore), i është gjetur dhe sekuestruar: 4.93 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, disa ngjitës letër trakë, tri kartela të numrave telefonik, një elektroshok, tre krehër me 35 copë fishekë dhe dy pistoleta.

Të dyshuari në fjalë në shtetin e Shqipërisë, i është kapur vetura me substancë të dyshuar narkotike.

Nuk raportohet për të arrestuar, njësit relevante policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/