Një 27-vjeçar sirian është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se prodhon dhe shet lëndë narkotike.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi W.H, ndërsa ka nisur procedimi penal punonjësin e policisë H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
“Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë”-njofton policia.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P. /Telegrafi/