Telegrafi

Koka i ngeci nën kapakun e shportës së mbeturinave, derisa po lypte diçka të hedhur (Video)

Kalimtari që po lypte diçka në një shportë mbeturinash në Glasgow të Skocisë, ka mbetur i ngujuar sepse nuk po mund ta nxjerrtë kokën.

I turpëruar me atë se çfarë i ndodhi, ai qëndroi me kokë nën kapak, ndërsa e mbulonte fytyrën me një qese letre, transmeton Telegrafi.

“Keni ngecur aty, të ka mbetur koka” dëgjohet duke thënë në sfond personi që filmonte, ndërsa ai iu kundërvu me fjalë të ndyta.

Raportohet se atë e kanë larguar nga shporta, pasi të ketë qëndruar në atë formë deri në orët e pasdites. /Telegrafi/