ODIHR shumë herë deri tani i ka vëzhguar zgjedhjet në këtë vend dhe aspak nuk dyshojmë se kolegët tanë nga Varshava do të mbesin të përkushtuar ta vazhdojnë monitoringun zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili u përgjigj në pyetjen nëse ODIHR është e gatshme të vazhdojë me misionin e paralajmëruar, prejse në fillim të muajit mars në konferencë për shtyp e kumtuan misionin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhej të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë së Kovid-19.
Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) më 3 mars mbajti konferencë shtypi në të cilën paralajmëroi se me 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, por edhe me përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe Këshillin e Evropës, si dhe vëzhguesit e tij afatgjatë do ta vëzhgojë votimin, i cili u anulua për shkak të asaj që vendi tani përballet me pandeminë.
ODIHR në vend deri tani ka vëzhguar 18 zgjedhje, ndërsa kur ta kryejë misionin etijj të 19-të ende është e pasigurt duke e marrë parasysh gjendjen me koronavirusin dhe pasigurinë se kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Ambasadori Koja në intervistë për MIA-n ka folur për atë se si misioni i OSBEsë ballafaqohet me epideminë e Kovid-19.
Thotë kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por ajo është më e shprehur te disa grupe të qytetarëve. Mes më të rrezikuarve janë gratë, fëmijët, personat me pengesa, personat e margjinalizuar dhe shpërngulës.
Koja theksoi se kufizimet e lëvizjes në nivel global kanë kontribuuar për rritje të dhunës familjare, për shkak të së cilës Misioni i OSBE-së, së bashku me MPPS-në dhe Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare punojnë së bashku gjatë ballafaqimit me këtë sfidë.