Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2019”.
Shumë artistë të njohur u ngjitën në skenën e madhe të festivalit, gjersa e fundit që u prezantua ishte ylli me famë botërore, Miley Cyrus.
Ndërkohë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ishte gjithashtu prezente në tribunën VIP, nga ku ka ndjekur bashkë me familjarët performancat e kolegëve të saj.
Ajo ka pasur rastin që edhe të takohet me disa prej tyre, e një ndër ta ka qenë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani.
Ky i fundit ka realizuar fotografi me Duan, të cilën më pas e ka publikuar në InstaStory, ndërsa duket mjaft i buzëqeshur teksa ka pasur fatin të takohet me të.
“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se vite më parë është takuar edhe herë të tjera me këngëtaren e njohur.
Dua përndryshe do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy netët e tjera të festivalit. /Telegrafi/