Site icon Telegrafi

Koha si fëmijë te Bayern Munich – Liridon Krasniqi tregon yjet e mëdha që stërviste me ta

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë futbollisti i njohur kosovar Liridon Krasniqi.

Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Krasniqin, ai rrëfeu gjithashtu për aventurën e tij tek Bayern Munich.

Krasniqi fillimet e tij të para të karrierës i ka pasur tek akademia e gjigantit gjerman dhe ai ka treguar më shumë për këtë përvojë si dhe për yjet e mëdhenj me të cilët ai kishte stërvitur.

“Në Bayern pra ia kam filluar, pra te 1860 Munich për tri vite, ku prej atje kam vazhduar 200 metra më larg te Bayerni”.

“Në atë kohë tek Bayern Munich kur unë kam qenë, kemi qenë goxha njëfarë gjenerate që tash nuk janë vetëm futbollistë të mirë, mirëpo kanë bërë karrierë botërore”.

“Kam luajtur me lojtarë që kanë qenë të nominuar për Topin e Artë, për shembull me Toni Kroos nuk kam luajtur me një ekip, por na ka rënë që të stërvitem me Thomas Muller, David Alaba, Holger Badstuber”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Krasniqi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

Exit mobile version