Site icon Telegrafi

Koha që Barcelona të merr vendime – katër emra që duhet tu gjinden zgjidhje për largim dhe një blerje e madhe

Barcelona është rikthyer në Kataluni, pas disa ndeshjeve në Azi, dhe tani është koha që ata t’i zgjidhin disa nga situatat që i kanë lënë pezull. 

Ata duhet t’i mbushin arkat dhe këtë mund ta bëjë duke i larguar disa lojtarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Si çdo verë, Ernesto Valverde ka kërkuar një skuadër më të vogël në dispozicion.

Janë disa lojtarë që kanë më shumë gjasa të largohen se sa të tjerët.

Malcom

Një nga ata që kanë më shumë mundësi se sa pjesa tjetër. Braziliani po tërheq vëmendjen e klubeve që kanë mundësi financiare, veçanërisht Zenit Saint Petersburg .

Ka pasur kontakte në mes të dy palëve, por Barcelona nuk do ta lejojë atë të largohet për më pak se 40 milionë euro.

Rafinha Alcantara

Një lojtar tjetër në dalje, pavarësisht marrëdhënies së tij të mirë me Valverden.

Trajneri është i pari që e di se nuk mund t’i japë lojtarit minutat që i duhen, dhe Valencia është shumë e interesuar.

Edhe në Itali, Atalanta dhe Fiorentina janë të interesuar.

Philippe Coutinho

Një operacion që është ndoshta më interesanti. Braziliani do të rikthehet në klub ditën e mërkurë dhe do të flasë me trajnerin për herë të parë këtë verë.

Nuk ka gjasa që situata e tij të zgjidhet para turneut në SHBA, por ai mund të jetë kyç në bisedimet për Neymarin.

Ousmane Dembele

Ideja është që ai të qëndrojë, por një numër i klubeve po mbajnë shënime për të.

Nuk është rastësi që ai është rritur nga ardhja e Antoine Griezmannit.

Junior Firpo

Nëse do të varej nga Valverde, lojtari i Real Betis do të nënshkruante sot.

Ai është kërkuar si rezervë për Jordi Alban dhe është i kërkuar edhe për turneun në SHBA.

Klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version