Telegrafi

“Koha për aksion”, kënga më e re nga Rrezon

Foto: Flo Music/YouTube

Rap-artisti i ri, Rrezon, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri.

“Koha për aksion” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Producent i këngës është DJ Flloko, gjersa për instrumentalin është kujdesur Pridefighta.

Foto: Flo Music/YouTube

Ndërkohë për tekstin është kujdesur vet rap-artisti interpretues i këngës.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft interesant dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar regjisorëve Denis Hamiti dhe Liridon Qorraj. /Telegrafi/