Telegrafi

Koha kur Zidane dhe Enrique u kacafytën në El Clasico (Foto/Video)

Ata mund të jenë të moshuar, por temperamentin dikur e kishin shumë të theksuar kundër njëri-tjetrit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe ai i Barcelonës, Luis Enrique kanë qenë rivalë kaherë kur janë përballur me njëri-tjetrin si lojtarë.

Gjithnjë tension i madh në këto ndeshje…

Kujtojmë El Clasicon e sezonit 2002-2003 ku Zidane dhe Enrique u përfshinë në një kacafytje të madhe në fushë, ku të gjithë lojtarët u involvuan, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth El Clasicos

Sot ata gjenden përballë njëri-tjetrit, por nga stoli i trajnerëve, ku me gjasë vështirë se mund të shohim një tjetër përplasje karakteresh sikurse ajo në fushë 15 vjet më parë.

Sot do të jenë në stol…

Real Madridi dhe Barcelona takohen nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/