Nëse jeni portier, atëherë asgjë nuk të jep më shumë kënaqësi se të mbrosh një penallti.
Por, të mbrosh penalltinë e katër herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, nuk është aspak e lehtë.
Ish-portieri i Manchester Cityt dhe Malagas, aktualisht i Chelseat, Willy Caballero, është një nga ata që ia ka arritur. Po e rikthojmë këtë fakt pasi ylli i Realit sot (e hënë) ka ditëlindjen dhe mbush 33 vite.
Gjithsesi argjentinasi duke e mbrojtur penalltinë u lëndua pasi portugezi kishte gjuajtur fuqishëm në mesin e portës dhe topi e kishte godit atë në këmbë teksa ai ishte në lëvizje.
Ndeshja në fjalë ishte pjesë e sezonit 2012/13 dhje në atë takim Los Balncos fituan me rezultat 6-2.
Vlen të theksohet Ronaldo ka shënuar 13 penallti nga 87 me Los Blancos.
Ndeshja e ardhshme e Real Madridit është ndaj Real Socidedadit. /Telegrafi/