Ikona e Milanit kishte thënë në vitin 2009 se Sergio Ramos do të ishte pasuesi i tij në futboll, pak ditë pasi ishte pensionuar nga futbolli.
52-vjeçari ka shijuar një karrierë mjaftë të suksesshme në futboll, duke fituar me Rossonerët rreth 25 trofe.
Dhe Maldini, që u pensionuar në vitin 2009, është përshkruar çdo herë si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.
Në një intervistë për Marcan kur ishte pensionuar nga futbolli, ish-ylli i Milanit kishte thënë se Ramos do të jetë pasuesi i tij.
“Pasuesi im do të jetë Sergio Ramos”, kishte thënë Maldini në intervistën për gjigantin spanjoll.
“Ai është i ri dhe do të jetë pasuesi im. Ai është i shpejtë, i fuqishëm dhe ka teknikë. Është i ri dhe ka shumë koha para vetës”.
Ramos ishte larguar në vitin 2005 nga Sevilla duke kaluar te Real Madridi për 27 milionë euro, e që luante si mbrojtësi i djathtë e më pas si qendërmbrojtës.
Maldini qysh në atë kohë e kishte këshilluar spanjollin që të luante vetëm si qendërmbrojtës, siç kishte bërë ai gjatë karrierës së tij, pasi aty ishte arma e tij më e fortë.
Ramos deri më tani në karrierën e tij, ka fituar pesë tituj të la Ligës, katër Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spanjës. /Telegrafi/