Sot në drekë pritet të zhvillohet derbi më i zjarrtë ndoshta në histori të Mançesterit deri më tani.
Në njërën anë Jose Mourinho që është ulur këtë vit në bankinën e Manchester Unitedit dhe në tjetrën anë Pep Guardiola që është emëruar trajneri i Manchester Cityt, e kanë garantuar spektaklin.
Edhe pse urrejtja mes këtyre dyve është e madhe ata, kishin një të shkuar të përbashkët.
Kur Pep Guardiola ishte te Barcelona, ndihmës dhe përkthyes te kjo skuadër ishte Jose Mourinho.
Pasi që triumfuan në finale kundër PSG-së në garën e fituesve të Kupave, këta të fundit u përqafuan fortë. Trajner në atë kohë ishte Bobby Robson.
Në vitin 1996 Barcelona kishte udhëtuar në San Mames për të luajtur me Athletic Bilbao dhe aty nuk kishin kaluar siç ishte pritur.
Në atë kohë trajneri i Bibalos ishte Luis Fernandez. Ai e kishte quajtur Luis Figon vozitës.
Ai e kishte sulmuar edhe Mourinhon duke thënë se nuk e di kush është ndihmësi i Robson, dhe se duhet të ketë kujdes pasi që bankat e rezervistëve në San Mames janë afër.
Pas ndeshjes ishte Guardiola ai që iu ofrua Fernandezit duke i thënë se nuk duhet të bësh shaka me kundërshtarët. /Telegrafi/