Site icon Telegrafi

Koha kur do të përjetoni orgazmën më të mirë!

Edhe në qoftë se në atë periudhë nuk do të keni edhe aq dëshirë për seks për shkak të hormoneve të cilat ju vërshojnë dhe ju duket se ndiheni e nervozuar, megjithatë ka diçka të mirë gjatë atyre ditëve.

Periudha para menstruacioneve është koha kur do të përjetoni orgazëm që zor se do ta harroni, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm që orgazma do të jetë më e fuqishme dhe më intensive sesa ditëve të tjera, por do të çliroheni nga nervozizmi dhe tensioni i tepërt.

Në një konkludim të këtillë ka arritur terapeutja seksuale Lori Watson, e cila thekson se në atë periudhë kontraksionet e mitrës janë më të shpeshta, gjë që do ta bëjnë orgazmën më të fuqishme.

Thënë thjesht, të gjitha shqisat në atë periudhë janë stërholluara, andaj edhe vetë kulmimi i orgazmës do të jetë më i theksuar.

Edhe pse mbase një ditë para menstruacioneve nuk do ta dëshironit seksin, mbajini në mend këtë porosi dhe relaksohuni dhe kënaquni, sepse rezultati në përfundim do të jetë për ta mbajtur në mend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version