Me vetëm tre muaj të mbetur në kontratën e tij në Real Madrid, Sergio Ramos është në një pozicion më të dobët se kurrë.
Nëse në dhjetor ishte e pamundur të imagjinohej Los Blancos pa veteranin e tyre, shfaqjet e fundit të ekipit e kanë bërë atë perspektivë më të lehtë.
Me Ramosin akoma jashtë shkaku i lëndimit dhe me zëvendësime të tilla si Eder Militao dhe Nacho që paraqiten fuqishëm, 35-vjeçari ka filluar të shohë kohën që shkon kundër tij.
Fillimisht, koha ishte pjesa kryesore e negociatave e Ramosit kur erdhi puna për marrëveshjen e tij të re në klub.
Ai mendoi se pritja derisa kontrata e tij ishte gati për të skaduar do ta detyronte Real Madridin të vepronte, por përkundrazi është krejt e kundërta pasi klubi ka miratuar një marrëveshje “merre ose lere”.
Kjo qasje pa dyshim është ndihmuar nga mënyra se si mbrojtja po formësohet për sezonin e ardhshëm.
Me transferimin e David Alabas, i cili pritet të bashkohet me 1 korrik – Los Blancos kanë sjellë një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. /Telegrafi/