Ministri i jashtëm holandez, Bert Koenders, u ka dërguar një letër katër pative politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, në cilësinë e kryesuesit të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përmes kësaj letre, Koenders shpreh shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkon që të gjejnë një zgjidhje për dalje nga kriza.
Ai thotë se nuk janë plotësuar kriteret minimale për zgjedhje të drejta dhe të besueshme, të cilat janë: pastrimi i listës zgjedhore, reformat në media dhe ndarja e shtetit nga partia, si edhe t’i jepet fund shqetësimit të votuesve.
Koenders kërkon nga kryetari Ivanov që ta tërheqë vendimin për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime./Telegrafi/