Site icon Telegrafi

Koeman i zhgënjyer me lëndimet te Barcelona para edicionit të ri

Ronald Koeman thotë se është i zhgënjyer pasi humbi Ousmane Dembelen shkaku i lëndimit përpara sezonit të ri.

Francezi pësoi një tjetër dëmtim gjatë fushatës së Francës në Euro 2020, duke iu nënshtruar një operacioni menjëherë pas kësaj do ta mbajë atë larg fushës për katër muaj.

Pritet që anësori të jetë jashtë së paku deri në tetor, duke humbur rreth dy muaj te Barcelona me sezonin e ri që do të nisë në javën e dytë të gushtit.

Lexo po ashtu Barcelona vë në shitje tre lojtarë

Pengesat e lëndimeve nuk janë asgjë e re për Dembele që ka humbur deri në 86 ndeshje përmes dëmtimeve që nga ardhja e tij nga Borussia Dortmundi në vitin 2017.

Por, ky lëndim është veçanërisht i ndikueshëm për shkak të situatës së tij të kontratës, anësori që ka vetëm një vit në marrëveshjen e tij aktuale.

Lexo po ashtu Bayern Munich kontakton Barcelonën për tre lojtarë

“Unë jam shumë i zhgënjyer me lëndimin e tij”, ka thënë Koeman në një intervistë për Marca-n. “Po ashtu, situata me kontratën e tij është e ndërlikuar”.

“Është një turp për të dhe për ne. Ai kontribuoi shumë vitin e kaluar, ai është i ndryshëm nga ajo që kemi. Shpresoj që ai të kthehet së shpejti”.

Është raportuar se Dembele mund të shitet këtë verë për të ndihmuar në krizën financiare të Barcelonës, por pas lëndimit të tij, tani duket se një marrëveshje e re do të ofrohet në vend të kësaj me anësorin që ka gjasa të pranojë kushte të reduktuara për të qëndruar në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version