Site icon Telegrafi

Koeman zbulon se ai refuzoi Barcelonën pas shkarkimit të Valverdes

Ronald Koeman ka thënë se ai refuzoi shansin për të menaxhuar Barcelonën për shkak të angazhimit të tij me Kombëtaren e Holandës.

Holandezi, i cili kaloi gjashtë sezone me Barcën si lojtar, pretendon se atij iu ofrua puna pas shkarkimit të Ernesto Valverde këtë sezon.

Barca përfundimisht zgjodhi të emërojë ish-trajnerin e Real Betisit, Quique Setien, megjithëse forma jo-bindëse e tyre ka vazhduar që nga largimi i Valverdes.

Lexo po ashtu De Jong zgjedh katër futbollistët më të mirë në histori - tre vijnë nga Barcelona, por nuk është Messi

I pyetur nga reporterët nëse iu afrua puna nga gjigantët katulanas, Koeman pranoi një gjë të tillë.

Koeman gjatë kohës sa ishte lojtar i Barçës

“Po. Unë thashë ‘jo’ sepse jam me ekipin kombëtar”, zbuloi trajneri holandez.

Ai gjithashtu foli edhe për mesfushorin e Barçës dhe Holandës, Frenkie de Jong, për të cilën tha se po luan mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version