Marrëdhënia e Joan Laporta dhe Ronald Koeman është e vështirë për tu gjykuar, edhe pse ajo që është shumë e qartë është se trajneri holandez nuk ishte zgjedhja e parë.
Koeman ka zbuluar se në qershor Laporta i kishte thënë atij se klubi ishte duke shikuar opsione të tjera.
Rob Jansen, agjenti i trajneri, ka zbuluar detajet nga këto biseda në qershor.
“Laporta tha se i duheshin dy ose tre javë për të gjetur një trajner të ri”.
“Ishte një vendim i çmendur, i bazuar në asgjë, bazuar vetëm në ndjenjat e tij [Laportas]. Unë nuk fola me Laportan, por për fat të mirë njerëzit përreth tij kontribuuan që Koeman të qëndronte”, shpjegoi Rob Jansen në dokumentarin e titulluar “Forca Koeman”.
Vetë trajneri gjithashtu dha versionin e tij të ngjarjeve në këtë dokumentar, duke deklaruar se marrëdhënia e tij me Laporta kishte qenë gjithmonë pozitive.
“Ne gjithmonë kishim kaluar mirë, por një ditë presidenti më thotë se ai ende ka dyshime dhe se i duhet më shumë kohë për të kërkuar opsione të tjera”.
“Presidenti është presidenti dhe ai është aty për të marrë vendime, i thashë të më thoshte se nuk isha aq i mirë sa të stërvitja ekipin, kështu që ne mund ta përfundojmë historinë pikërisht aty”.
“Unë i thashë të më shkarkonte nëse ai nuk më donte, por mos më lër me këtë pasiguri duke më thënë se do të dilje dhe të do kërkoj opsione të tjera”, ka thënë Koeman /Telegrafi/