Telegrafi

Koeman thyen heshtjen dhe flet për vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona

Lionel Messi ishte emri më i përfolur javëve të fundit, pasi ai kërkoi largimin nga Barcelona.

Por në fund argjentinasi ndërroi vendimin e tij dhe vendosi përfundimisht të qëndroj në Camp Nou së paku edhe për një vit.

E për qëndrimin e tij në klub, nuk ishte deklaruar fare deri më tani trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Megjithatë trajneri holandez tani ka folur për vendimin e Messit dhe është shumë i lumtur që do ta ketë atë në skuadër.

“Është fantastike ta kem Leon në skuadër”, ka deklaruar fillimisht Koeman.

“Të gjithë e dinë që Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ta kesh atë në skuadrën tënde është e jashtëzakonshme”, tha Koeman.

‘Tulipani’ ka thënë se është e rëndësishme që tani Leo të jetë në formën e tij më të mirë.

“Mirë, për ne tani është e rëndësishme që Leo të jetë në formën më të mirë, sepse nuk ka asnjë diskutim në lidhje për cilësitë e tij”, është shprehur Koeman. /Telegrafi/