Ronal Koeman ka thënë se do të dëshironte që ta kishte një lojtar si Kylian Mbappe në skuadër.
Trajneri i Barcelonës është personi i fundit që e komentoi kalimin e mundshëm të francezit te Real Madridit.
“Nëse Real Madridi para le ta blejë. Edhe unë do të doja ta kisha në ekipin tim. Nëse mund ta forcosh ekipin tënd me këso lojtar, është fantastike”, ka thënë Koeman.
“Edhe unë do të doja ta kisha Kylian Mbappen në skuadër, është një lojtar fantastik”.
Real Madridi ende nuk ka marrëveshje me Paris Sain-Germainin për transferimin e fituesit të Kupës së Botës.
Los Blancos ditë më parë kanë bërë dy oferta, derisa e fundit ishte 180 milionë euro, por as kjo nuk e bindi skuadrën nga Parisi.
Afati kalimtar në Spanjë përfundon më 1 janar dhe Real Madridi po nxiton në transferimin e Mbappes. /Telegrafi/