Site icon Telegrafi

Koeman i telefonon Suarezit për ta njoftuar se nuk bën pjesë në planet e tij

(Foto: Getty Images/Guliver)

Ronald Koeman e ka njoftuar Luis Suarezin se nuk e ka përfshirë në projektin e tij për sezonin e ardhshëm – njofton radiostacioni katalunas, Rac1.

Trajneri i ri i Barcelonës i ka telefonuar uruguaianit mëngjesin e të hënës për ta informuar që nuk bën pjesë në planet e holandezit, transmeton Marca.

Sulmuesi ka edhe një vit në kontratën e tij me Blaugranët, kështu që duhet të arrijë marrëveshje me klubin për t’u larguar nga Camp Nou.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kjo është lëvizja e parë e madhe e Koeman në ristrukturimin e skuadrës katalunase, ku pritet të largohen disa prej futbollistëve të deritanishëm.

Lexo po ashtu Suarez: Nëse Bartomeu dëshiron që unë të largohem, do ishte mirë të ma thoshte

Në ndërkohë, objektivi kryesor i menaxhmentit mbetet që ta bindë Lionel Messin që ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou. /Telegrafi/

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version