Telegrafi

Koeman shtrihet në spital me urgjencë shkaku i problemeve me zemër

Ronald Koeman është shtrirë në spital të Amsterdamit, pasi ka probleme me zemër.

Agjenti i tij Rob Jansen ka thënë se trajneri holandez është aktualisht në spital duke bërë kontrolle për zemër, por gjendja e tij është stabile.

Ish-anëtari i Barcelonës që aktualisht udhëheq Tulipanët, nuk ndihej mirë në këtë mëngjes dhe është detyruar të shtrihet në spital.

“Ky është një shok. Fatmirësisht gjëra po shkojnë mirë. Më shumë shëndet, trajner”, ka shkruar Federata e Futbollit të Holandës.

Bashkëshortja e tij Barntina ka rrëfyer se ata ishin duke qëndruar në shtëpinë  e tyre, mirëpo për një moment Koeamn nuk ndihej mirë dhe kishte rënë në dysheme.

Ajo kishte njoftuar ambulancën, por fatmirësisht tani gjendja e tij është stabile dhe pritet të lëshohet shpejtë nga spitali. /Telegrafi/