Telegrafi

Koeman: Shkuarja te Barcelona është një mundësi

Ronald Koeman. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ronald Koeman e ka pranuar se ekziston mundësia që ai të marrë drejtimin e Barcelonës pas Euro 2020.

Ish-mbrojtësi i Blaugranave aktualisht është në krye të Holandës ku po shpreson të vulosë kualifikimin për në finalet e verës të vitit të ardhshëm.

Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij me Holandën që i lejon atij të bashkohet me Barcelona pas turneut.

Ronald Koeman . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“[Bashkimi me Barcelona] është një mundësi, por vetëm pas Euro 2020”.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj [të flas për punën e Barcelonës ] në të ardhmen sepse është pak e çuditshme të flasësh për mundësinë e shkuarjes në klub ndërsa je trajneri i Holandës”, ka thënë Koeman.

Ronald Koeman. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Koeman është një nga të preferuarat për të vendin e Ernesto Valverdes në Camp Nou. /Telegrafi/