Telegrafi

Koeman: Përqendrimi i kushtoi Barcelonës kundër Valencias, nuk i kemi thënë ende lamtumirë titullit

Ronald Koeman ka folur pas barazimit 2-2 të Barcelonës ndaj Valencias dhe gjasave për titulli të La Ligës këtë sezon.

Barcelona nuk arriti të vazhdojë serinë pozitive, pasi u ndalën me një barazim 2-2 në Camp Nou të shtunën mbrëma.

Pas barazimit ka folur trajneri i katalunasve, Koeman, i cili fajin e la tek përqendrimi i lojtarëve.

Lexo po ashtu Barcelona nuk arrin të fitojë, barazon me Valencian

“Ishte një ndeshje e vështirë. Kemi ardhur nga prapa, por duhet të kemi më shumë përqendrim. Kishim mundësi, por nuk u përqendruam në momente të caktuara”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Ata mbrojtën mirë. Ne bëmë përpjekje në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen, por nuk krijuam aq sa dëshironim”.

“Ne patëm një lojë të paqëndrueshme. Humbëm zotërimin në zona që ishin të rrezikshme. Unë luaja me tre qendërmbrojtës për të kontrolluar më mirë ndeshjen”.

“Mosha e lojtarëve gjithashtu ka një ndikim. Mund të gjenerojë dyshime. Të rinjtë duhet të maturohen”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 2-2 Valencia: Portieri Domenech më i miri në fushë

Pas fitores së Atletico Madridit ndaj Elche të shtunën, Barcelona tani është tetë pikë larg vendit të parë në La Liga, por sipas Koeman ende nuk ka përfunduar asgjë..

“Ne ende nuk i kemi thënë lamtumirë titullit. Kanë mbetur shumë pikë për tu fituar. Është një sezon shumë i vështirë. Në dy muaj, gjithçka mund të jetë ndryshe. Duhet të luftojmë për të kompensuar pikën e ndryshimit”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/