Telegrafi

Koeman: Për të ardhur Depay, duhet të shesim

Memphis Depay, Ronald Koeman (Foto: Getty Images/Guliver)

Është raportuar se Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e Memphis Depay, mirëpo trajneri Ronald Koeman e ka bërë të qartë se klubi duhet të shesë lojtarë para se ta blejë atë.

Kapiteni i Lyonit konsiderohet si partner ideal i Lionel Messit në sulmin e Blaugranëve, ndërsa ai ka punuar nën urdhrat e trajnerit holandez te kombëtarja e tij.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, kishte deklaruar se Barca nuk ka para për sulmuesin si pasojë e krizës së pandemisë.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dhe këtë në një mënyrë e ka konfirmuar edhe Koeman, i cili nën një intervistë për Fox Sports Netherlands është pyetur lidhur me transferimin që mund të kushtojë rreth 25 milionë euro.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për çmimin, Depay drejt Barcelonës

“Që të vijë Depay, fillimisht duhet të shesim”, ishte përgjigja e shkurt e trajnerit. /Telegrafi/