Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për të ardhmen e kapitenit Lionel Messi, duke thënë se të gjithë duan që ai të mbetet në Camp Nou.
Messi, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, tregoi vlerat e tij edhe një herë duke shënuar dy gola në finalen e fituar 4-0 nga Barcelona kundër Athletic Bilbaos.
E ardhmja e tij ka vazhduar të jetë shumë e përfolur, por te Barcelona të gjithë duan që ai të mbetet në klub.
Pas ndeshjes, presidenti Joan Laporta deklaroi se është i bindur dhe beson se Messi do të vazhdoj të qëndroj te Barcelona.
I të njëjtin mendim është edhe trajneri Koeman, i cili gjithashtu ka folur pas finales së fituar në Copa del Rey.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij”, ka thënë fillimisht Koeman për kapitenin e tij.
“Shpresojmë se ky nuk është sezoni i tij i fundit. Të gjithë duan që ai të qëndrojë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/