Telegrafi

Koeman: Penalltia nuk ishte, VAR-i asnjëherë në favorin tonë

Ronald Koeman ka folur pas EL Clasicos së tij të parë si trajner i Barcelonës, ku pësoi humbje me rezultat 3-1.

Holandezi ka pasur kritika ndaj gjyqtarit të ndeshjes ku sipas mendimit të tij penalltia e dhënë në favor të Real Madridit nuk ishte.

“Penalltia është e pakuptueshme. Ne nuk kemi pasur vendime të VAR-it në favorin tonë në asnjë ndeshje”.

Lexo po ashtu Eksperti i gjykimit, Andujar Oliver: Tërheqja e Lenglet ndaj Ramos ishte e lehtë, penalltia nuk duhej akorduar

“A është një penallti? Për mua nuk është penallti, shpresoj që ta ma shpjegojnë mua VAR-in këtu në Spanjë”

“VAR mund të jetë shumë i mirë, por për të gjitha ekipet. Së pari është faulli i Ramosit ndaj Lenglet për kapje nga fanella. Edhe një herë, për mua nuk është penallti”.

“Është normale që lojtarët e Real Madridit të bëjnë më të mirën pasi gjyqtari të akordojë penallti. Nuk dua të flas më për këtë penallti. Ajo që është e qartë është se ka qenë vendimtare në ndeshje”, ka thënë Koeman për penalltinë e dhënë të Real Madridit.

Ai u ndal të flas edhe për formacionin dhe zëvendësimet që bëri në këtë ndeshje.

“Ne u përpoqëm të gjenim thellësinë në krahë dhe të luanim midis linjave. Ne mund të jemi të lumtur pasi kemi luajtur një lojë të mirë”.

“Zëvendësimet? Ne kemi zgjedhur të japim më shumë freski me Ousmanen dhe Trincaon për të kërkuar depërtimet një me një. Ne e dinim se ishte e rrezikshme. Nuk e kam problem të humbas 1-3 ose 1-2”, ka thënë ai. /Telegrafi/