Telegrafi

Koeman: Nuk isha vetëm unë që e largova Suarezin, normale që Messi është i mërzitur për largimin e tij

Ronald Koeman është mundur ta minimizojë reagimin e Lionel Messit për largimin e Luis Suarez që kaloi te Atletico Madrid.

Trajneri i ri i Barcelonës i kishte kumtuar lajmin sulmuesit që të largohet nga klubi këtë verë, por ai nuk e pranon se i gjithë vendimi ishte i tij.

“Duket sikur unë jam njeriu i keq në këtë film sepse, pas telefonatës time drejtuar Luis Suarezit, unë kam treguar respekt ndaj tij si person dhe si lojtar”.

“Unë i thashë atij se nëse do të qëndronte do ta kishte të vështirë të luante, por se nëse do të qëndronte ai do të ishte pjesë e grupit”.

“Para se të nënshkruaja, klubi tashmë kishte marrë disa vendime dhe unë i kam mbështetur ato vendime. Kjo nuk varej vetëm nga unë”.

“Është normale që Messi është i trishtuar kur një nga miqtë e tij largohet nga klubi”.

“Leo ka qenë një shembull për të gjithë në stërvitje dhe në ndeshje. Asnjëherë nuk e kam parë atë të mos jetë gati për një sezon”.

“Ai ka treguar një përkushtim të madh. Nuk kam asnjë dyshim në atë kuptim”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/