Site icon Telegrafi

Koeman: Messi ishte si një tiran edhe në stërvitje, i gjithë qyteti u shokua me largimin e tij

(Foto: SwiftHeadline)

Lionel Messi ishte si një tiran gjatë stërvitjeve te Barcelona – ka thënë trajneri i katalunasve, Ronald Koeman.

Superylli argjentinas që konsiderohet ndër më të mirët në histori të futbollit, këtë verë u largua nga Camp Nou për të nënshkruar me Paris Saint-Germainin.

Koeman ka thënë se 34-vjeçari nervozohej në rast se nuk i fitonte ndeshjet edhe gjatë seancave stërvitore.

(Foto: Instagram/leomessi)

“Lionel Messi ka lënë gjithçka nën hije. Ai ka qenë i mirë dhe ka fituar. Padyshim që ka pasur lojtarë të mirë përreth, por ai e bënte diferencën”.

“Të gjithë dukeshin më të mirë se që janë falë tij. Kjo nuk është një kritikë, por një vrojtim”.

“E dija sa i mirë është, mirëpo është akoma më mirë kur e sheh nga afër secilën ditë”, ka deklaruar trajneri për Voetbal International duke shtuar se edhe në stërvitje ai ishte shumë serioz dhe donte që të funksionojë gjithçka.

(Foto: Instagram/leomessi)

Ai ka thënë se Messi donte të fitojë gjithçka dhe se ishte “një tiran i vërtetë”. Me tej, Koeman ka pranuar se te Barca është vërejtur dukshëm mungesa e argjentinasit që nga largimi.

“Nuk e kam takuar askënd, përveç Johan Cruyffit, me inteligjencën e tij futbollistike. Alfred (Schreuder – asistenti i Koeman) nganjëherë i shpjegonte stërvitjet në anglisht, ndërsa Messi nuk e flet aq mirë. Por, pas disa sekondash e kuptonte”.

“Në sezoni e kaluar nga ai erdhën 50 gola: 30 gola të shënuar dhe 20 asistime. Ka qenë shembull për lojtarët… Me aq shumë lojtarë të rinj, ai e shihte të ardhmen e klubit. Të gjithë donin të fotografoheshin me të, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kaq i madh ishte ai. Ishte shokuese për gjithë qytetin fakti që ai nuk është më këtu”, ka thënë tutje trajneri. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/leomessi)
Exit mobile version