Telegrafi

Koeman: Messi është e kaluara dhe nuk mund të jetosh në të kalurën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e ka cilësuar largimin e Lionel Messit si shumë të dhimbshëm, por ka thënë se nuk mund të jetojnë me të kaluarën, por të jetojnë me të sotmen për të arritur objektivat që synojnë.

Ka qenë një verë traumatike në Barcelonë, pasi lojtari më i madh në histori të klubit, Messi, është larguar për t’u transferua më pas te Paris Saint-Germain.

Messi la pas një ekip të zhytur në pasiguri dhe ata e nisin mes kësaj pasigurie sezonin 2021/22 të dielën në Camp Nou ndaj Real Sociedadit.

Lexo po ashtu “Ende është e vështirë të kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën”, Koeman i jep lamtumirën Messit

Koeman shpreson të përmirësohem për dallim nga në sezoni i kaluar, kur Barca fitoi Copa del Rey, por përfundoi në vendin e tretë në La Liga dhe u eliminuan në 1/16-tën nga Liga e Kampionëve.

Për largimin e Messit ka folur pikërisht trajneri holandez Koeman, i cili ka thënë se argjentinasi i përket të kaluarës.

“Mendoj se në përgjithësi largimi i Messit është i dhimbshëm për të gjithë katalunasit”, ka thënë fillimisht Koeman për Mundo Deportivo.

“Unë e kuptoj atë që Messi ka bërë për këtë klub dhe llojin e lojtarit që është. Na mungon pasi ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në historinë e Barcelonës”.

Lexo po ashtu Një jetë e re pa Lionel Messin – si mund të luajë Barcelona në sezonin e ri pa argjentinasin magjik

“Por, ju nuk doni të jetoni në të kaluarën. Këto gjëra ndodhin. Lojtarët ndryshojnë klubet dhe futen lojtarë të rinj. Ne kemi një të ardhme dhe jam i emocionuar. Shpresoj që të kemi ndihmën dhe entuziazmin e katalunasve”.

“Messi është e kaluara dhe ju nuk mund të jetoni në të kaluarën, ju duhet të jetoni sot dhe nesër dhe të punoni shumë për të arritur atë që duam të arrijmë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/