Lionel Messi njihet si “Njeriu i Rekordeve” pasi që po arrin rezultatet të jashtëzakonshme me Barcelonën.
Argjentinasi ka thyer pothuajse çdo rekord të mundshëm në La Liga dhe në garat evropiane me klube.
Por, Ronald Koeman zotëron një rekord, të cilin Messi po synon ta thyen në fanellën e Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Trajneri aktual i Southamptonit prej vitit 1989 deri më 1995 ka shënuar 25 gola nga gjuajtja e lirë si Lojtar i skuadrës katalonase, ndërsa Messi ka katër më pak se holandezi.
Golin e fundit, Messi nga pozita e gjuajtjes së lirë e shënoi kundër Sevillas, ku kampioni spanjoll shënoi fitore me rezultat 2:1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=z5fR2bwqXYg