Site icon Telegrafi

Koeman konfirmon se do mbrojtës dhe sulmues te Barcelona

Ronald Koeman ka konfirmuar se ka kërkuar nga Barcelona që të transferojnë një mbrojtës dhe një sulmues në këtë afat kalimtar.

Në rast se Rafinha dhe Ouseman Dembele largohen, atëherë, skuadra katalunase duhet t’i bëjë së paku dy transferime.

“Ne e dimë se klubi i ka të kufizuara financat”, ka thënë Koeman në konferencë për media.

“Janë dy apo tri pozita ku jemi duke punuar në këto momente. Klubi po ashtu po punon që të sjell lojtarë të rinj”.

“Ne jemi në dijeni po ashtu për kualitetet që kemi në mbrojtje dhe në sulm, mirëpo na duhen edhe dy lojtarë për dy pozitat”, ka shtuar më tej ai.

Sergino Dest është duke e kompletuar kalimin te Barcelona, derisa Memphis Depay pritet të kalojë nga Lyoni, në rast se Dembele largohet. /Telegrafi/

Exit mobile version