Telegrafi

Koeman ka gati listën e blerjeve te Barcelona në këtë afat kalimtar: Një sulmues, një qendërmbrojtës, ndoshta edhe një mesfushor

Barcelonës ka pasur një objektiv në këtë afat kalimtar dhe ai ishte Lautaro Martinez.

Sulmuesi ia ka thënë Interit dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou”, por klubi italian nuk është i gatshëm të pranojë ofertë më të ulët se 111 milionë euro.

Barcelona nuk po heq dorë nga argjentinasi, por po shqyrton opsione të tjera në rast se Lautaro qëndron në Milano.

Memphis Depay, i cili ka punuar me Ronald Koeman et Kombëtarja e Holandës, është një nga ato opsione.

Prioriteti tjetër i Barcelonës këtë verë është nënshkrimi me një mbrojtës qendre.

Klubi po kërkon shitjen e Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo, por të dy operacionet po tregohen më të vështira sesa pritej.

Barcelona është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Eric Garcia nga Manchester City, por marrëveshja po zgjat më shumë sesa pritej.

Koeman, ndërkohë, nuk ka frikë të përdorë lojtarë të tjerë si Junior Firpo si mbrojtës të improvizuar qendre nëse ai ka nevojë për mbështetje për Gerard Pique dhe Clement Lenglet .

Koeman do të donte gjithashtu të sillte Georginio Wijnaldum në “Camp Nou”.

Mesfushori vlerësohet në 15 milionë euro nga Liverpooli, por Barcelona nuk do të bëjë një lëvizje për të nëse nuk shet lojtarë të tjerë.

Pavarësisht largimit të Ivan Rakitic dhe pritjes për largim të Arturo Vidal, katalanasit kanë ende disa opsione në mesfushë si: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic, Sergi Roberto, Carles Alena, Riqui Puig dhe Matheus Fernandes. /Telegrafi/